Sunday, April 28, 2024
Home Kronika LAJM I FUNDIT/ Aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona

LAJM I FUNDIT/ Aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona

0
644

 

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen pasditen e sotme. Mësohet se një mjet tip ‘Renault’ është përplasur me një tip ‘Ford’, e si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime katër persona.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës

Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here