Basha: 30% e importit të karburanteve në vend futet kontrabandë, do bëjmë kallëzim në SPAK

0
330

 

Në daljen e tij për mediat nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se rreth 30% e importit të karburanteve në vendin tonë futet kontrabandë duke iu shmangur taksave.

Basha theksoi se PD ka nisur një kallëzim penal që do të depozitohet  në SPAK, duke shpresuar që të mos përfundojë në dhomën e pluhurave.

Basha: Edhe në mbledhjen ku doli Edi Rama u diskutua. Sipas burimeve rezulton se 30% e karburanteve hyjnë kontrabandë. Humb shteti. Por në akt humbin qytetarët. Ky ka qenë një moment qetësie e heshtje e madhe në atë mbledhje. Si ka mundësi që 1/3 hyn kontrabandë? Nuk përfundojnë në investime tek njerëzit. Por zhduken. Ju e dini se ku shkon. Kemi nisur kallëzim penal që do e depozitojmë në SPAK. Me shpreson me lutjen që të mos përfundojë në dhomën e pluhurave. As ke salloni i vonesave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here