Flet nga burgu burri që vrau gruan në Greqi: Jam penduar, kam merak për edukimin e fëmijës tim

0
845

Ka kaluar gati gjysmë viti nga vrasja brutale e Karolain nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera të Greqisë, ndërsa e ardhmja e vajzës së tyre njëvjeçare, Lydia, është një çështje vendimtare.

Babis Anagnostopoulos, përmes avokatit të tij foli për televizionin greke MEGA, ku deklaroi se ishte i interesuar për fatin e vajzës së tij.

“Jam penduar për veprën time. Unë nuk dua asnjë mosmarrëveshje ligjore mbi kujdestarinë e Lydia. Unë jam i interesuar për fëmijën tim dhe edukimin e saj të duhur,” u shpreh ai.

Kujdestaria për Lydian iu dha dje (7 tetor) prindërve  të Karolain,  Susan dhe David deri në pritje të vendimit përfundimtar ndërsa do të monitorohet nga psikologët për fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here