A do të kemi ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dimrit? Rama: Britania po e diskuton, por…

0
792

Krahas rritjes së çmimit të energjisë që pritet të ndodhë një tjetër shqetësim për qytetarët është fakti nëse do të furnizohemi me energji gjatë periudhës së dimrit.

Kreu i qeverisë në një konferencë për gazetarët tha se kjo do të ishte rruga më e lehtë, por në këto momente, tha ai, nuk flitet për këtë gjë por për mbrojtjen e konsumatorit.

Rama: Nëse do të ishte një dimër pa drita do t’i kishim rënë shkurt do iu thoshim bëhuni gati lajmet në orën 15:00 dhe në orën 19:00 errësirë. Ne po diskutojmë si të mbrojmë konsumatorët nga furtuna. Mbyllja e dritave do ishte kollaj. Por ne nuk jemi këtu që t’i biem kollaj gjërave dhe as për të më qarë hallin mua. Të gjithë duhet të vendosen në pozicionin e shtëpisë së madhe së përbashkët. Sot Britania e Madhe po paralajmëron sot një plan kufizimesh për ndërprerjen e energjisë. Italia e ka rritur 40% çmimin në faturë dhe Draghi tha ky nuk është çmimi real. Subvencionon shteti një pjesë tjetër por 40%. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që të hapen pika për të marrë bukë falas, ka ndodhur në Milano gjatë kohës së pandemisë, radhë të tëra për të marrë bukë falas.Të jemi realistë.

Sa i takon rritjes së çmimit të karburanteve, Rama tha se nuk kjo nuk është në dorën e shtetit por tregut që në 1990.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here