Sipas MeteoAlb orët e paradites do të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të cilat sjellin shira të dobët dhe të izoluar në zonat Jugore.
Ndërsa gjatë pasdites, parashikohet rifuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjelle reshje të përkohshme shiu në territorin shqiptar. Ne majat e maleve do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor; kjo do te beje qe ne brigjet detare te krijohet dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Si pasoje e prezencës së një qendre të fuqishme ciklonare ne brigjet e Egjeut Greke, Europa Juglindore vijon me reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere.
Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë Europa Lindore por në sasi më të pakta, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta,ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në Perëndim te kontinentit.