PD Shkodër: Viti i ri akademik po fillon thuajse i përgjysmuar, numri i kuotave të paplotësuara tepër i lartë

0
426

DEKLARATË PËR SHTYP, PARTIA DEMOKRATIKE DEGA SHKODËR

Një vit të mbarë akademik për të gjithë pedagogët e studentët e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”!

Viti i ri akademik po fillon thuajse i përgjysmuar. Në shumë programe studimi, kryesisht në universitetet e rretheve, numri i kuotave të paplotësuara është tepër i lartë.

Kryesisht në programet e mësuesisë kriteri arbitrar i notës mesatare, ka lënë mjaft të rinj, ndoshta dhe të pasionuar në një lëndë të caktuar, jashtë dyerve të universiteteve.

Krijimi i shanseve të barabarta për arsim është një e drejtë themelore dhe një nga kriteret bazë për funksionimin e një shteti demokratik.

Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë shkollën, sot punojnë në sektorin e call center, jashtë profileve të tyre.

Në këtë fillim viti akademik jemi në krah të pedagogëve dhe studentëve, të cilëve ankesat e shqetësimet e tyre mbeten vetëm në vesh të shurdhër.

Brezi i ri do investim dhe vëmendje, jo fasada dhe propogandë, që realisht arsimin universitar po e dëmton çdo vit.

Megjithatë,urimi i sotëm shkon për çdo student që shkon në shkollë këtë vit, duke i uruar suksese në emër të së ardhmes së tyre.

#partiademokratikeShkoder # XhevdetAmuli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here