Berisha: Rama ka bllokuar integrimin, ndërsa opozita në 8 vite i ka bërë fresk qeverisë

0
578

 

Nga “Foltorja” e radhës nga Dibra, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ylli polar duhet të ishte ecja drejt BE-së, por Edi Rama u lidh si një vasal me Vuçiç.

Ai tha se sot Edi Rama ka bllokuar integrimin dhe ka vrarë masivisht shpresën e shqiptarëve, ndërsa opozita i bëri fresk qeverisë në 8 vite.

Berisha: Ylli ynë polar duhet të ishte ecja drejt BE-së. Por Edi Rama u lidh si një vasal me Vuçiç, dhe në vend të nismave të Berlinit ndërmori nismën e Serbisë së madhe. U angazhua në flagrancë në interesa kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Armik i betuar i qenies sonë kombëtare. E ka shndërruar Tiranën në një megafon të luftës së ftohtë kundër Prishtinës.

Sot Edi Rama ka bllokuar integrimin. Ai ka vrarë masivisht shpresën e shqiptarëve. Po ku është opozita? Po opozita i bëri fresk qeverisë, sepse në 8 vite, përpos dekriminalizimit, nuk qe e aftë që të imponojë asnjë nismë e tjetër. A kemi në përgjegjësi për këtë? Sigurisht. Prandaj duke i njohur këto përgjegjësi duam të ngrihemi si opozitë e pamposhtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here