Zgjerimi i BE-së, Komisioni Europian prezanton sot progres-raportet për vendet kandidate, ja çfarë pritet

0
479

Komisioni Evropian prezanton sot Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit.Paketa e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, pritet të konstatojë vetëm një përparim të kufizuar të këtyre vendeve drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.

Këto raporte pritet të miratohen këtë të martë nga Kolegji i Komisionerëve dhe të prezantohen para deputetëve të Parlamentit Evropian, nga Oliver Varhelyi, komisioneri për zgjerim i BE-së.

Komisioni Evropian, sipas drafteve të raporteve që do të miratohen të martën, do të përsërisë qëndrimin e shprehur edhe më herët se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here