Vaksinimi i studentëve, “përçan” komitetin e ekspertëve, Brataj: Vaksina jo detyrueshme

0
639

 

Ndërkohë që urdhri i ministrisë së shëndetësisë nuk lejon hyrjen në auditore të studentëve të pavaksianuar, Skënder Brataj sqaron se vaksina anticovid nuk është në listën e vaksinave të detyrueshme, ndaj për çdo qytetarë ajo vetëm këshillohet.

Paralelisht me vaksinën kundër covid19 mund të injektohet edhe ajo e gripit, por më një diferencë  kohorë të përcaktuar nga mjeku.

Vaksina anticovid nuk është në listën e vaksinave të detyrueshme, ndaj, anëtari i komiteti të ekspertëve Skënder Brataj thotë se për studentët doza anticovid, nuk është e detyruar por e këshilluar.

Brataj shprehet se nuk është dakord të me ndarjen e studentëve në dy grupe.

Ndërkohë që brenda kësaj jave pritet të nis vaksinimi për gripin, Brataj thotë se ajo  mund të aplikohet paralelisht me atë anticovid, pas një afati kohor të përcaktuar nga mjeku i familjes.

Megjithëse është vënë re një përmirësim i lehtë i pandemisë, Skëndet Brataj sqaron se dy ditët e fundit është vënë re një rritje e lehtë e shifrave të të infektuarve, e bashkë me të edhe vizitat në banesë për covid.

Në mbledhjen e radhës së komitet teknik të ekspertëve pritet që ministria e shëndetësisë ti jap dritën jeshile përdorimit të dozës së tretë të vaksinës anticovid te personat mbi 60 vjeç, dhe të fëmijët mbi 12 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here