Ekzekutohet ish-polici në Kurbin, ngjarja në afërsi të një banke

0
1276

Një ish-polic është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqarta në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur reth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytetin e Laçit.

Viktima është identifikuar si Xhelal Reçi. Ka qenë një plumb i vetëm që i ka marrë jetën 60-vjeçarit.

Sipas informacioneve viktima kishte dhe disa biznese në qytetin e Laçit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here