Ëndrra amerikane/ Shqipëria vendi i parë në rajon, mbi 240 mijë qytetarë lënë vendin për SHBA

0
672

Aplikimet për Lotarinë Amerikane për këtë vit u hapën në datë 6 Tetor dhe do të mbyllen në 9 Nëntor.

Programi i Vizave të Diversitetit ka publikuar numrin e hyrjeve  në SHBA gjatë çdo periudhe regjistrimi online sipas rajonit dhe vendit të tarifimit.

Sipas statistikave Shqipëria mban rekord në rajon për sa i përket numrit të qytetarëve që aplikojnë për të  shkuar në SHBA.

Sipas të dhënave në vitin 2021 në Amerikë kanë aplikuar për të hyrë  në total 240.886 shqiptarë.

Një numër mjaft i lartë në krahasim me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në SHBA kanë aplikuar për hyrje në total 21,391 qytetarë nga Kosova për vitin 2021, nga Serbia 22.748 dhe nga Maqedonia e Veriut 23,894 qytetarë.

Duket se malazezët nuk e preferojnë Amerikën, pasi në vitin 2021 kanë aplikuar për SHBA vetëm 2,696 qytetarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here