Ëndrra amerikane/ Shqipëria vendi i parë në rajon, mbi 240 mijë qytetarë lënë vendin për SHBA

0
332

Aplikimet për Lotarinë Amerikane për këtë vit u hapën në datë 6 Tetor dhe do të mbyllen në 9 Nëntor.

Sipas statistikave të publikuara nga Departamenti i Vizave, Shqipëria mban rekord në rajon për sa i përket numrit të qytetarëve që kanë shkuar në SHBA.

Sipas të dhënave në vitin 2021 në Amerikë kanë hyrë  në total 240.886 shqiptarë.

Një numër mjaft i lartë në krahasim me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në SHBA hynë në total 21,391 qytetarë nga Kosova për vitin 2021,  nga Serbia 22.748 dhe nga Maqedonia e Veriut 23,894 qytetarë.

Duket se malazezët nuk e preferojnë Amerikën, pasi në vitin 2021 kanë shkuar në SHBA vetëm 2,696 qytetarë.

Gjithashtu vihet re se numri i hyrjeve për këtë vit në SHBA është ulur në krahasim me vitin 2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here