Temperaturat rriten në mesditë, ja si do të jetë moti sot

0
395

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë vendin, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat jugore.

Ndërsa pjesërisht në qendër dhe në veri të territorit vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme, duke sjellë në këto zona momente me pika shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke sjelle në det dallgëzim deri në 5 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here