“Koha e Berishës ka mbaruar”/ Basha: Të mos e përdorë PD si bunker për interesa personale. Është kthyer në tub oksigjeni për regjimin e Ramës!

0
409

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar para selisë blu se koha e ish-kryeministrit Sali Berishës ka mbaruar.

Ai tha se PD nuk do të kthehet në bunker për interesat personale të ish-kryeministrit, duke shtuar se me aksionin e tij politik, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, për të cilën ai tha se duhet ta ndërpresë.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të forumeve për arsye personale. Asgjë nuk e kthen Partinë Demokratike në bunker për interesat personale të Sali Berishës.

PD ka lindur si një inspiratë e popullit shqiptar për liri e demokraci. Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, jam i vendosur që ta këpus këtë tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here