Saturday, December 21, 2024
HomeAktualitetInformacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër

-

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

SHKODËR

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  1. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.
  2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksioni

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

  1. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Familje të evakuara:

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 përsona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 Përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 Persona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 Përsona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtepi me presence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.

  1. Guri I Zi 250 banesa
  2. Bërdicë 102 banesa
  3. Lagja Nr.4, 30 banesa
  4. Lagja nr. 1, 100 banesa

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

 

K R Y E T A R

Bardh SPAHIA

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts