Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, nga 177 që ishte,  ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, nga 178 që ishte, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë, nga 75 që ishte, dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.