Aeroporti i Rinasit këtë 7 mujor ka patur 4.5 milionë hyrje-dalje dhe vetëm për muajt korrik-gusht (deri më sot) 1.6 milionë pasagjerë, duke e kthyer këtë aeoroport më të madhin e Ballkanit Perëndimor, duke lenë prapa edhe aeroportin e Beogradit.
Në Rinas shërbimi dhe gjithçka falë menaxhimit të ri prej një kompanie prestigjioze shqiptare ka qenë deri më tani nivel shumë të lartë, pavarësisht ardhjes këtë verë të një numri të lartë turistësh.
Kryeministri Rama e pohoi para pak ditësh se “duhet nënvizuar një element që është aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishëm me ndryshimin e koncesionarit dhe ndryshimet që janë bërë nga kompania shqiptare”.
Me shtimin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të kthehet në një qendër të rëndësishme të trafikut ajror në Ballkan.