Thursday, January 2, 2025
HomeAktualitetShqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina drejt njohjes reciproke të lejeve të drejtimit

Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina drejt njohjes reciproke të lejeve të drejtimit

-

Në kuadër të finalizimit të marrëveshjes për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës u mbajt në Tiranë takimi mes zv. drejtorit të DPSHTRR-së, Endri Haxhiu dhe drejtorit të Agjencisë për Dokumentet e Identifikimit, Regjistrimet dhe Shkëmbimin e të Dhënave të Bosnjë-Hercegovinës, Almir Badnjević.

Takimi iu kushtua një nisme të rëndësishme për zbatimin teknik të shkëmbimit elektronik të të dhënave të lejes së drejtimit ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë, nismë e cila synon të lehtësojë dhe përmirësojë shkëmbimin e informacionit midis dy vendeve, duke përmirësuar kështu sigurinë rrugore, frenimin e falsifikimit dhe përdorimit të paligjshëm të lejeve të drejtimit, si dhe përshpejtimin e proceseve administrative.

Palët shprehën angazhimin për vijimin e punës bashkërisht për detajet e zbatimit dhe aspektet teknike të shkëmbimit të të dhënave, iniciativë e cila do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve në fushën e sigurisë rrugore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts