Thursday, March 13, 2025
HomeAktualitetInstat: Rekord i të hyrave nga turizmi në Shqipëri, 1.55 miliard euro...

Instat: Rekord i të hyrave nga turizmi në Shqipëri, 1.55 miliard euro në 6 muajt e parë të vitit

-

Sektori i turizmit ka sjellë nivel rekord të ardhurash në ekonominë e Shqipërisë në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1.55 miliardë euro.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 dhe reflekton kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit.

Sipas BSH-së, shpenzimet e të huajve për udhëtime janë rritur me 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave, në tremujorin e dytë, shpenzimet e të huajve arritën në 930 milionë euro, me rritje prej gati 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton ATSh.

Sipas INSTAT në periudhën janar-qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932. Ky numër është rritur me 33,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts