Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetMinisteriali BE-Ballkani Perëndimor, Mete: Energji të reja në bashkëpunimin rajonal, inkurajim i...

Ministeriali BE-Ballkani Perëndimor, Mete: Energji të reja në bashkëpunimin rajonal, inkurajim i eksporteve

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete e konsideroi Ministerialin euroballkanik të ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, të një rëndësie të veçantë për të reflektuar mbi trajektoren ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe për të ndërmarrë veprime vendimtare drejt rritjes ekonomike që mundëson konvergjencë më të shpejtë me standardet e jetesës së BE-së.

“Ne synojmë që ky proces të bazohet në burime të gjelbra dhe të qëndrueshme të rritjes; për të krijuar jo vetëm më shumë mundësi punësimi, por, më e rëndësishmja, vende pune më të mira për shoqëritë tona; dhe kështu të krijojmë një ekonomi që është e qëndrueshme ndaj goditjeve, duke përfshirë ndikimin e ndryshimeve klimatike”, tha Mete.

Ai theksoi se në Ministerial do të diskutohen mundësitë për integrim ekonomik si ndërmjet vetë Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së si dhe nevojën dhe potencialin për të përmirësuar integrimin financiar dhe veçanërisht sistemet e pagesave.

Ministri Mete vuri në dukje se, “goditjet e jashtme të viteve të fundit kanë ngadalësuar zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, duke penguar bizneset të arrijnë potencialin e tyre të plotë në këto tregje”.

 

 

“Kur Plani i Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal u miratua në nëntor 2020, liderët politikë ranë dakord që një integrim i zgjeruar mund të sillte një rritje shtesë prej 6,7% të PBB-së në rajon. Liderët shprehën bindjen e tyre të fortë se agjenda e Tregut të Përbashkët Rajonal do të gjeneronte mundësi të reja për qytetarët dhe komunitetet e biznesit nga rajoni. Për fat të keq, aktualisht procesi nuk po rezulton siç ishte parashikuar”, tha ai.

Mete bëri thirrje për ta përdorur këtë forum si një mundësi për të nxitur përpjekjet e bashkëpunimit rajonal dhe për të sjellë energji të reja në këtë proces.

“Për të realizuar këtë, ne duhet të punojmë së bashku me njëri-tjetrin për të kaluar drejt integrimit të përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së. Një “integrim i përshpejtuar” dhe “përfshirje” në politikat individuale të BE-së, tregun e BE-së dhe programet e BE-së, synon zgjerimin e të drejtave që rrjedhin nga traktatet e BE-së për vendet kandidate. Kalimi në Tregun e Vetëm synon të nxisë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e bizneseve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rritur njëkohësisht investimet në rajon. Së bashku me ministrat, ne do të diskutojmë politikat, instrumentet dhe mekanizmat konkretë për të cilat rajoni është aktualisht i përgatitur për të marrë pjesë aktive në Tregun e Vetëm, si dhe opsione të tjera që janë në dispozicion, të kushtëzuara me veprime dhe reforma specifike”, theksoi Mete.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts