Thursday, September 19, 2024
HomeAktualitet239 të rinj nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u...

239 të rinj nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u bërë pjesë e FA

-

239 vajza e djem janë përzgjedhur për të zhvilluar Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, që është një hap i parë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Në ceremoninë e përcjelljes, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përgëzoi të rinjtë për zgjedhjet e kësaj rruge që kërkon sakrifica, duke thënë se janë një shembull frymëzues për të gjithë.

“239 djem dhe vajza, mes shumë pikëpyetjeve keni bërë hapin e madh drejt këtij sheshi, duke vendosur të ecni në një rrugë ndoshta më të vështirë por gjithashtu më të bukur dhe më përmbushëse, si çdo rrugë që qëndron mes investimit në dije dhe investimit në vlera. Me siguri ky rrugëtim i ri, do të sfidojë karakterin, forcën dhe intelektin tuaj. Por në këtë udhë, ju do të keni për krah jo vetëm njëri – tjetrin, por edhe përkushtimin e të gjithë stafit akademik të kursit bazë, të cilët dua t’i falënderoj dhe t’i uroj këtu, pasi kanë detyrën e vështirë të dëshmojnë çdo ditë se Forcat e Armatosura janë një familje e madhe, ashtu si familja që ju ka rritur e sjellë këtu sot për të nderuar veten dhe vendin”,  theksoi ministri Vengu.

“Ndoshta duke vendosur të jeni këtu sot, keni hequr dorë nga disa komoditete, por me këtë sakrificë vjen edhe ndjenja e krenarisë, jo ajo krenaria boshe dhe kryeneçe, por krenaria e detyrës së kryer, krenaria e përmirësimit të vetes dhe të shoqërisë, krenaria e shërbimit dhe e sfidës së tejkaluar si një skuadër e vetme, e pakrahasueshme me asnjë ndjesi tjetër”, – theksoi ministri i Mbrojtjes.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts