Kryemadhi:LSI ka një program të qartë për të ndaluar largimin e të rinjve nga vendi

0
668

 

Monika Kryemadhi gjatë takimeve që zhvilloi me qytetarë e qarkut të Lezhës u ndal edhe tek ambientet e punës së disa të rinjve. Në një mesazh në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se LSI ka një program të qartë për të ndaluar hemorragjinë e rinisë dhe  largimin e tyre nga vendi

JA POSTIMI I PLOTE

Sot gjatë takimeve të mia me qytetarë të qarkut të Lezhës, disa të rinj më ftuan të shkoja në vendin e tyre të punës në Patok. Ishte kënaqësi të shikoje Anxhin, Vasilin, Xhulion dhe shokët e tyre gjatë procesit të punës. Të rinj plot talent dhe dashuri për profesionin e tyre të kuzhinierit. Duarartë dhe plot fantazi, por më dëshpëroi kur dëgjova se ata mund të iknin në Gjermani.

Ne, klasa politike, duhet të bëjmë gjithçka për t’i krijuar mundësitë, që këta të rinj të zhvillojnë profesionin e tyre në Shqipëri, në shtëpinë e tyre. Duhet të ulim taksat për bizneset që punësojnë të rinjtë. Duhet të subvencionojmë punën e të rinjve dhe bizneset e tyre.

LSI ka një program të qartë për të ndaluar hemorragjinë e rinisë, largimin e tyre nga vendi.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing, food and indoor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here