Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Soreca: Kemi investuar 750 mijë euro për median, tashmë topi është në...

Soreca: Kemi investuar 750 mijë euro për median, tashmë topi është në anën e gazetarëve

0
559

Bashkimi Evropian mbështet gazetarinë e pavarur në Shqipëri. Ambasadori i BE, Luigi Soreca gjatë aktivitetit për zhvillimin e medias në Shqipëri tha se Bashkimi Evropian ka dhënë një grand prej 750 mijë euro për median në Shqipëri, tani i takon gazetarëve që të sjellin ide novative dhe të pavarura.

Soreca: 750 mijë euro janë dhënë tashmë si grand që është shifra e madhe sa i përket medias. Kështu që tashmë topi është në anën e gazetarëve për të na dhënë ide novative. Po ashtu do të ketë mbështetje shtesë për prodhimet që janë të pavarura vitin që vjen si dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me njohuritë mediatike. 

Deri para pak vitesh BE nuk jepte asistencë financiare për organizatat e medias në Shqipëri. Në atë kohë komuniteti i medias foli mjaft qartë për zhgënjimin që pati me BE por edhe me pritshmërinë e lartë ndaj nesh.  Për këtë arsyer nuk ka pikë dyshimi që ne jemi me gazetarët shqiptarë për ti fuqizuar ata. 

Soreca tha se BE kërkon besueshmëri në raportimin e lajmeve, pasi sipas tij lajmi i rremë dhe keqinformimi janë të këqija.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here