Basha: Rinia duhet të marrë në dorë fatet e shqipërisë Europiane

0
576

 

Kryedemokrati, Lulzim Basha nga qyteti i Vlorës në takim me qytetarët theksoi se shpresën kryesore e ka tek rinia. Ai tha se kjo pjesë e shoqërisë është më e pastër dhe më pak e kompromentuar. Basha pohoi se rinia është detyruar të largphet jashtë pasi nuk i gjejnë mundësitë në vendin e tyre.

“Shumica dërrmuese kemi shpresë dhe besim të madh të rinia, këtë e them për tri arsye. Së pari, rinia është shtresa më e pastër dhe më e pakopromentuar në vend. Së dyti, është shtresa më e përgatitur dhe më proevropiane. Rinia mund dhe duhet të marrë në dorë  fatet e shqipërisë Europiane.  Shqiptarët janë rracë e zgjuar dhe e talentuar dhe janë të prirur drejt suksesit. Rinia është konkurrencë e papërballueshme, por për fat të keq në Shqipëri nuk i gjejnë këto mundësi. Rinia ka një braktisje totale nga qeveria. Rinia është dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Rinia është grupi më i madh që i drejtohet emigracionet, 38 mijë të rinj që janë larguar nga vendi. Kjo qeveria iu lë vetëm, një rrugë, iu vret shpresën, iu heq lirinë dhe iu lë rrugën e emigracionit”-tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here