Venecia është përmbytur sërish, pas një vale uji prej 150 centimetrash të lartë.
Kryebashkiaku Luigi Bruniaro tha se dëmi i përmbytjes në qytet që nga e marta është rreth një miliard euro.
Qendra e parashikimit të valëve të qytetit ka paralajmëruar se vala sot mund të arrinte sot në 160 centimetra.
Janë shtuar vullnetarët në ndihmë të qytetarëve, transmeton KosovaPress.
Sheshi i Shën Markut u mbyll përsëri, vetëm një ditë pasi turistët dhe banorët e Venecias u lejuan të hynin në shesh.
Sipas shërbimit të monitorimit të valëve të qytetit, nivelet e detit rreth Venecia janë 10 centimetra më të larta se sa 50 vjet më parë.