Edy Reja dhe Didier Deschamps e kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin sonte në fushën e lojës. Në duelin e parë zyrtar në “Air Albania Stadium”, strategu i kombëtares sonë ka bërë vetëm një ndryshim të papritur në 11-shen titullare.
Në portë ësjtë Berisha dhe jo Strakosha, ndërkohë që në mesfushë ka befasuar me zgjedhjen e Qose-s duke lënë në stol Memushajn. Në sulm janë konfirmuar Manaj dhe Balaj.