17 nëntori, dita ndërkombëtare e bebeve premature,Dhurata Kraja Kuci: 1 në 10 fëmijë lind para kohe

0
1118

 

17 nentori njihet ndryshe edhe si dita nderkombetare e bebeve prematur dhe i gjithe muaji nentor u dedikohet bebeve qe kane lindje te parakohshme. Mjekja Dhurata Kraja Kuci u shpreh per ”Pasdite ne Tv1” 1 ne 10 bebe lindin prematur dhe eshte nje shifer e cila po njeh rritje dhe qe 50% e shkaqeve qe cojne ne lindje premature nuk dihet ekzaksisht.

Dhurata Kraja Kuci: Data 17 nentor eshte dita boterore e femijeve prematuredhe daton e tille qe nga 2008 kur nje shoqate organizatore prinderish ne Europe ne bashkepunim me fondacionin Europian per bebet dhe nenat vendosen nje dite sensibilizimi e cila mori perhapje me te madhe ne te gjithe boten.

Cfare do te thote nje bebe premature?

Dhurata Kraja Kuci: Nje bebe premature do te thote nje bebe qe lind poshte jave se 37 te shtatezanise dhe ne varsi te javeve te shtatzanise jane edhe problematikat qe shfaqin.Sa me e vogel te jete kjo moshe e barres ne te cilen lindin femijet aq me e madhe eshte edhe problematika, pra jane ne perpjestim te zhdrejte.Problematikat qe shfaqen jane te hershme dhe afatgjate tek bebet qe kane te bejne me problemet me trurin, frymarrjen rritjen e temperatures, rritjen e glicemise, uljen e imutitetit.Te gjitha keto probleme te lidhura se bashku perbejne edhe problemin e mbijeteses.Ka nje numer te madh te lindjeve premature, ne te gjithe boten kemi 15 milion. Shkaku kryesore i vdekjeve nen moshen  6 vjec jane pikerisht bebe pramature. 1 në 10 fëmijë lind para kohe. Eshte nje shifer qe po njeh rritje.Shkaqet jane te ndryshme dhe duke njohur shkaqet duhet rritur edhe kujdesi. 50 % e shkaqeve nuk njihen dhe prandaj nk mund ta menjanosh apo evitosh por mund vetem te pakesosh kete numer.Tek nenat faktoret qe cojne ne lindjen e bebe premature eshte mosha ajo nen 17 dhe mbi 35 vjec, po ashtu pirja e duhanit,drograt, alkooli,semundjet  kronike, tensioni, diabeti, infeksioni etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here