Derbi Tirana-Partizani, Meta: Ngjarje e jashtëzakonshme festive, falënderim special tifozëve të mrekullueshëm për vëmendjen për 2 marsin

0
951

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani i dhuroi kryeqytetit një ngjarje të jashtëzakonshme festive.

Meta ka një falënderim special edhe për tifozët për vëmendjen e tyre për manifestimin e 2 marsit. Kujtojmë se një grup tifozësh shpalosën banderola për 2 marsin në ndeshjen e djeshme, ku Tirana fitoi 5-1 ndaj Partizanit.

“Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante.
Një falënderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të ✌marsit. 🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here