Tuesday, April 30, 2024
Home Aktualitet Rrisku nga fatkeqësitë natyrore në Lezhë, vendosen sensorë për lagështirën dhe reshjet...

Rrisku nga fatkeqësitë natyrore në Lezhë, vendosen sensorë për lagështirën dhe reshjet e shiut

0
681

Përmbytjet pas reshjeve të shiut janë një problematike shqetësuese në qarkun e Lezhës. Ndaj në kuadër të masave parandaluese, atje po ngrihet një sistem monitorues, që do tu jepte autoriteteve mundësitë për të marrë masa në kohe.

Lezha është një prej qarqeve më të rriskuara nga fatkeqësitë natyrore, ndaj atje po merren masa monitoruese!

Në tre zona të ndryshme janë vendosur sensorë për monitorimin e ambinentit, që japin informacion mbi lagështiren, drejtimin e erës dhe rrezatimin diellor.

Të dhënat u japin mundësinë ekspertëve dhe autoriteteve për tu paraprirë me masa situatave emergjente që mund të krijohen.

”Janë sensorë që do të na ndihmojnë të jemi të gatshëm për të parandaluar edhe përmbytjet për shkak se na japin na japin sinjalaizim në lidhje me lagështirën por edhe me reshjet e shiut. Janë sensorë që do na japin informaicone të nevojshme në lidhje me bujqësinë. Po ashtu, do të na ndihmojnë edhe në lidhje me turizmin. Pra, ne do të jemi një hap para për të gjitha këto probleme, për të marrë të gjitha masat e nevojshme në kushte të jashtëzakonshme nëse na paraqiten”, tha Eduard Ndrecca, kryetari i qarkut Lezhë.

Sensoret e monitorimit janë vendosur në Lezhë, Shëngjin dhe zonën e Kurbinit ndërsa sistetimi do të menaxhohet nga Këshilli i Qarkut Lezhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here