Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi, ka ndarë lajmin se tabela e korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje prej 116% për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019,
Sakaq kryeministri ka falënderuar të gjithë për arritjen, teksa bën thirrje për përmirësim të rezultatit.
Postimi i Edi Ramës:
Lajm fantastik!
Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116%!
Faleminderit të gjithëve që e keni bërë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!