Kengetari shkodran,Sidrit Bejleri percjell nje mesazh te forte per jeten sociale ne Shqiperi

0
2102

Këngëtari shkodran Sidrit Bejleri ka reaguar me një status në Facebook duke dhënë një mesazh të fortë për jetën sociale në Shqipëri apo edhe më gjerë. Paksa filozofik dhe realist duket këngëtari në atë çka shkruar teksa mes rreshtash i dëgjohet një thirrje universale drejtuar njeriut modern, për të dashur dhe vlerësuar atë çfarë ka në jetë.

 

 

Statusi i plotë:
Vetëm kur vjen fundi i jetës kuptojmë ku ishim dhe ku po shkojmë, por dhe çfarë lamë prapa. Kur të jeni drejt fundit do numëroni pronat? Do lumturoheni me llogarinë bankare? Do dëshironi të jepni shpirt tek makina luksoze? Do rikujtoni vendet përrallore që keni vizituar apo pushimet luksoze të shpenguara?

Jua them ju dhe vetes time në radhe të parë: -Ktheni sytë nga njerezit tuaj të dashur. Kaloni sa më tepër kohë me ta dhe sërish do jetë e pamjaftueshme. Vetëm ata do të jenë rreth jush kur të jeni duke u drejtuar drejt fundit pa fund…
Zoti ju dashte!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here