Ademi pret homologun e Roterdam

0
759

Hidhen hapat e pare te bashkepunimit mes dy bashkive

Kryetarja e bashkisë Shkoder Shkoder Voltana Ademi priti në një takim zyrtar homologun e Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, i cili zgjodhi të vizitojë kryeqendren e veriut i shoqëruar nga ambasadorja e Holandës në Tiranë Dewi Van de Weerd (Deni van der Ver).  Gjatë kësaj vizite, Ademi e njohu kryebashkiakun e Roterdam, në lidhje me zhvillimet qe ka pësuar Shkodra gjatë viteve të fundit, kryesisht pas reformës territoriale ku territori i saj është disa herë më i madh. Resurset natyrore, mundësitë për zhvillimin e turizmit falë potencialeve që ka ky rajon dhe tradita e biçikletave, një pikë e përbashkët mes dy vendeve tona, ishin pjesë e bisëdes mes dy kryebashkiakeve. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Aboutaleb, është shprehur se Shkodra falë këtyre potencialeve të mëdha të natyrës, me det, mal, liqen dhe lum ka mundësi të mëdha të zhvillimit, dhe është shprehur i gatshëm që Bashkia qe ai drejton të ofrojë asistencë dhe të mbështesë Bashkinë e Shkodrës në zhvillimin e shumë inisiativave në promovomin e turizmit. Ai ka ftuar Kryetaren e Bashkisë për një vizitë në Roterdam, për t’u njohur me teknikat dhe format e punës që kryhen atje dhe implementimin e tyre dhe në Shkodër. Kjo është vizita e parë e Kryetarit të Bashkisë së Roterdamit në Shkodër, por gjatë këtij takimi janë hedhur hapat e parë të bashkëpunimit mes dy qyteteve Shkodrës dhe Roterdamit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here