Thursday, December 26, 2024
Home Aktualitet Meta: Me rëndësi, mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët në diasporë

Meta: Me rëndësi, mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët në diasporë

0
1033

Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje të diasporës shqiptare kudo që ndodhet në botë, si një aset me vlera të mëdha për kombin.

Meta, një rendësi të veçantë i kushtoi mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve tanë që jetojnë në diasporë.

Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Ministrive të Diasporës, të Kosovës dhe të Shqipërisë, në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar të shqiptarëve në diasporë si dhe kultivimin e gjuhës, të traditave, artit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Presidenti Ilir Meta, theksoi se shqiptaret e diasporës kanë dhënë  një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here