Bushati-Kotzias takim “kokë më kokë” në Kretë

0
910

Ministri Bushati ndodhet në Kretë, për të zhvilluar një takim dy ditor me homologun e tij grek, Nikos Kotzias. Takimi në fjalë mbahet në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe”, bëjnë me dije burime nga ministria.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike, të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here