Takimi Bushati-Kotzias në Kretë, Rama: Mes vendeve po hapet kapitull i ri

0
716

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe bisedimet në Kretë mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati me homologun grek, Nikos Kotzias për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve. Rama tha se mes vendeve po hapet një kapitull i ri dhe se është koha për t’u parë sy më sy me fqinjët dhe për të zgjidhur problemet.

 

 

“Greqia për ne është një partner strategjik dhe duam të kemi një traktat dhe jo probleme që pengojnë marrëdhëniet tona dhe ecurinë e një partneriteti strategjik. Ne na vjen mirë që më në fund palët janë në tryezë dhe diskutimi nuk bëhet me deklarata në distancë. Na vjen mirë që të gjitha çështjet trajtohen në mënyrë racionale. Është një proces që vazhdon dhe jo i lehtë, por është një proces që vjen si rezultat i durimit dhe qetësisë që na kanë shpërblyer në fund me këtë mundësi për t’u parë sy më sy dhe për të folur hapur për çështjet që na shqetësojnë.

Duke inkurajuar ministrin e jashtëm dhe skuadrën për të ecur përpara në këtë rrugë dhe duke ofruar mbështetjen për këtë rrugë, kam besim se këto çështje do adresohen deri në fund dhe mes dy vendeve do hapet një kapitull i ri. Do bëjmë gjithçka që kjo situatë krizash të kthehet në një situatë mundësish. Shqipëria ka partneritet strategjik me Italinë, Turqinë dhe Greqinë”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here