Vazhdon suksesi i sportistëve shqiptarë në Kampionatin Botëror të MMA në Bahrein. Të dy sportistët e vendit tonë kalojnë në turin tjetër, duke fituar ndeshjet e tyre në raundin e dytë.
Pas Florian Doskës, që arriti të kualifikohej në çerekfinale pasi mposhti anglezin Ben Miles, një tjetër sportist shqiptar arrin të shkojë më tej.
Bëhet fjalë për Ermal Hadribeaj, i cili ka arritur të fitojë në raundin e dytë me “KO”, duke u kualifikuar në çerekfinale. Hadribeaj mposhti me KO kundërshtarin nga Bahrein, Nayef Fikey, duke vazhduar rrugën drejt finales së madhe.
Kujtojmë që në Bahrein po zhvillohet Kampionati Botëror i MMA-së, në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria. Në këtë Kampionat Botëror marrin pjesë 400 sportistë nga i gjithë rruzulli.