Mediat gjermane: Shqipëria, vendi ku ka lulëzuar krimi dhe kanabisi

0
781

Media gjermane “BR24” i ka kushtuar një artikull fenomenit të kanabisit në Shqipëri. Ata e përshkruajnë Shqipërinë si një vend ku ka lulëzuar krimi e droga, dhe mafiozët kanë shtuar miliardat e tyre, në një kohë që në shumë zona të tjera, standarti i jetesës është jashtëzakonisht i ulët.

Dy gazetarët gjermanë që kanë shkruar artikullin, Phillipp Grull dhe Karl Hoffmann, gjithashtu kanë intervistuar edhe gazetarin Artan Hoxha dhe ish-oficerin e antidrogës, Dritan Zagani, prej të cilëve mësojnë se kanabizimi i vendit është mbështetur nga politika dhe drejtues policie të implikuar në “biznesin e zi”.

Artikulli i plotë i përkthyer nga BalkanWeb

Kultivimi i kanabisit është një biznes miliarda dollarësh për mafien shqiptare, në një kohë që vendi është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë. Ky prodhim është  nxitur nga korrupsioni, mungesa e drejtësisë dhe varfëria. Nën presionin e vazhdueshëm të BE-së, qeveria i ka shpallur luftë mafies së kanabisit. Me sukses?

Në Shqipëri, njerëzit në shumë zona janë të varfër, me standart jetese ekstremisht të ulët dhe çdo gjë u mungon. Por ndërkohë në Shqipëri, nuk duhet harruar se në pak vite janë krijuar edhe shtresa, ku mbizotëron një luks i jashtëzakonshëm, i financuar nga një industri e paligjshme miliarda dollarëshe.

Artan Hoxha, gazetar: “Shqipëria ka dy burime kryesore të të ardhurave: paratë që shumë emigrantë sjellin tek familjet e tyre dhe paratë nga ajo që quhet ekonomia e zezë, që fitohet  përmes kontrabandës”.

Ofensiva e parë e kryeministrit

  • •Marijuana e konfiskuar

“Fuqia e mafies së kanabisit është e pafundme. Por kjo duhet të përfundojë sa më shpejt” – këto janë fjalët e kryeministrit Edi Rama. Që prej vitit 2013 kur fitoi zgjedhjet, ai ka premtuar se do ta fshijë këtë fenomen. Që në qershor 2014, ka pasur një konfrontim të parë të hapur midis shtetit dhe mafies – në Lazarat, një fshat në jug të vendit. Pas pesë ditëve rrethimi, policia kapi më shumë se 70 ton marihuanë dhe shkatërroi 133.000 bimë. Dhe bëri dhjetëra arrestime. Aksioni u zhvillua pak përpara vendimit të BE-së, nëse Shqipëria duhet të bëhet një vend kandidat.

  • Prodhimi i drogës shtohet…edhe pas “shkatërrimit” të Lazaratit

Bosët e drogës nuk u kapën gjatë atij aksioni. Ishin vetëm fermerë, familjet e të cilëve jetonin me kultivimin e kanabisit, ata të cilët u burgosën. Vendi i quajtur Lazarat – i etiketuar më media si qendra e kanabisit – është i shkatërruar sot. Papunësia këtu është shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Shqipërisë – tashmë 14 për qind. Prodhimi i kanabisit vazhdoi në mënyrë të pandërprerë në 2015 dhe 2016. Këtë vit, qeveria shqiptare njoftoi përsëri një plan veprimi – përsëri nën presionin e BE. Vetëm nëse bosët e drogës luftohen në mënyrë efektive, mund të ketë negociata për anëtarësim me Shqipërinë.

  • •Gomonet e kapura në Adriatik

Në fillim të vitit 2017, rreth 20 ton marihuanë u konfiskuan në Detin Adriatik pranë Barit, pika më e afërt midis Shqipërisë dhe Italisë. Kjo është merita e një njësie prej 200 agjentësh të Guardia Di Finanzia të armatosur rëndë, të cilët janë duke kontrolluar detin në kërkim të gomoneve.

  • Mbikëqyrja ajrore nga policia shqiptare

Autoritetet shqiptare filluan gjithashtu mbikëqyrjen ajrore, por jo me mjetet e duhura. Sidomos në zonat e thella, malore, ku kultivohet kanabis. Këto parcela mund të zbulohen vetëm nga ajri. Tani, pas zgjedhjes për herë të dytë kryeministri Rama dëshiron t’i japë fund një herë e mirë këtij fenomeni. 2017 duhet të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si viti ku kanabisi mori fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here