Berisha “frymëzon” qytetarët me një video: Si të veproni ndaj politikanëve të korruptuar

0
952

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me sulmet e tij ndaj kreut aktual të qeverisë Edi Rama. Në një video të fundit të postuar në Facebook, Berisha thotë se si duhet të veprojnë qytetarët ndaj politikanëve të korruptuar.

 

 

“Kjo eshte pergjigja e njerezve te qyteteruar per politikanet e korruptuar, pushtetaret narkotrafikante si Noriega dhe banda e tij ne qeveri. Shikoni videon qe duhet te frymezoje cdo qytetar! Sb,” shkruan Sali Berisha në Facebook.

Më poshtë në videon e postuar nga ai, duket se si një grup qytetarësh, marrin për krahu një politikan dhe e fusin në koshin e plehrave.

Ngjarja në fakt ka ndodhur në vitin 2014, kur qindra aktivistë fusnin në kosh plehrash, politikanët për të dënuar në një farë mënyre korrupsionin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here