Sulmi me 235 viktima në Egjipt, Meta:Dënoj me forcë aktin barbar

0
921

 

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime për sulmin tronditës që ndodhi një ditë më parë në Egjipt, duke lënë plot 235 viktima dhe qindra të plagosur. Përmes një letre drejtuar homologut egjiptian, Meta shprehet i tronditur nga sulmi mizor terrorist që goditi një prej xhamive të Sinait, teksa njerëzit po falnin namazin e të premtes.

Presidenti shqiptar iu përcjell ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave, duke ju uruar shërim të shpejt gjithë të lënduarve. Më tej, ai dënon me forcë këto akte barbare terroriste, që synojnë të frikësojnë shoqërinë egjiptiane dhe të kërcënojnë sigurinë e Egjiptit e të rajonit.

“I nderuar Zoti President, Jam shumë i tronditur nga sulmet e sotme mizore terroriste që goditën një prej Xhamive të Sinait e ku humbën jetën qindra besimtarë të pafajshëm e dhjetra të tjerë u lënduan. Më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave, ndërsa të lënduarve t’i uroj shërim të shpejtë e kthim sa më parë në jetën normale. I dënoj me forcë këto akte barbare terroriste, që synojnë të frikësojnë shoqërinë egjiptiane dhe të kërcënojnë sigurinë e Egjiptit e të rajonit. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e të dhimbshme, si dhe në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, unë dhe populli shqiptar jemi me Ju dhe popullin egjiptian”, shkrua Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here