Dezertimi i 4 komandove, Xhaçka: Histori e shëmtuar, nuk mund të përgjithësohet

0
678

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka folur për rastin e dezertimit të 4 komandove në Angli, të cilët u larguan gjatë kohës që ishin në stërvitje, si pjesë e një misioni. Gjatë një interviste për emisionin ‘Top Story’ Olta Xhacka e konsideroi  çështjen si një rast sporadik.

“Është një ngjarje e shëmtuar, por nuk është një ngjarje që të përgjithësojë punën e FA, apo të përgjithësohet me mandatin e parë qeverisës. Është e nevojshme që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vendit dhe të forcave të armatosura. Gjykoj se nuk duhet të bëhet kalë beteje, aq më pak politik çështje sporadike në FA. Ajo që pamë me katër efektivët, nuk është asgjë më tepër sesa një histori e shëmtuar që nuk mund të përgjithësojë punën dhe arritjet që kanë pasur FA në këtë periudhë, që e shikojmë edhe nga vlerësimet e aleatëve. Ushtria, nuk janë vetëm kontratë dhe janë edhe profesion”, tha Xhaçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here