Kreu i Kuvendit shqiptar, Gramoz Ruçi është takuar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.
Më pas ai ka zhvilluar edhe një takim me kryetaren e demokratëve, Nancy Pelosi.
“Kemi mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin tuaj personal ndaj Shqipërisë. Është dëshira ime dhe e Parlamentit shqiptar që ju të vizitoni Shqipërinë,” iu drejtua Ruçi Pelosi-t.
Nga ana e saj, kryetarja e demokratëve tha se Shqipëria është një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan.
“Do të jetë një kënaqësi të vizitoj Shqipërinë,” u shpreh ajo.