Qumeshti me permbajtje aflatoksin? Peleshi: Kerkoj nga autoritetet marrjen e masave per shendetin e qytetareve

0
1408

‘Një studim i kryer nga Albanian Food Industry, duke iu referuar rezultateve të analizave ngre alarmin se qumështi ka përmbajtje aflatokësin. Analizat në këtë rast i referohen dy produkteve vendase. Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kërkoi nga autoritetet marrjen e masave dhe bllokimin e subjekteve që tregojnë qumësht me aflatoksinë; kancerogjen për shëndetin e qytetarëve. Ndërsa në reagimin e tij Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, tha se i kërkuar laboratorëve kryerjen e analizave përkatëse.

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, iu drejtua këtij studimit të Albania Food Industri, kur ngriti shqetësimin se qumështi vendas ka rezultuar me aflatoksinë; një ndër përgjegjësit kryesor për shkaktimin e sëmundjeve kancerogjene.

Sipas studimit, gjetjet janë bazuar kryesisht në kryerjen dhe interpretimin e analizave laboratorike për 5 kategori produktesh ushqimore: mish  qumësht e nënprodukte të tij (7 produkte të analizuara), si dhe vaji (5 produkte të analizuara).

Nga rezultatet e analizave të kategorive të mësipërme rezultuan probleme për një pjesë të këtyre produkteve, ku evidentohen në veçanti: mishi dhe nënproduktet e tij – ngarkesë e lartë mikrobiale (në 2 raste), salmonelë (në një rast) dhe prezencë ngjyruesi (në 4 raste); qumështi dhe nënproduktet e tij – ngarkesë e lartë mikrobiale (në 1 produkt), aflatoksinë (në 2 produkte).

Ish/Ministri i Shëndetësisë Panariti u kërkoi institucioneve të marrin masa duke parandaluar situatën, duke publikuar emrat e subjekteve që kanë në përmbajtejen e tyre aflatoksinë.

Panariti: Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine.Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik.Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit.

Por që kjo të mos përfundojë si një çështje konkurrence mes biznesve, rast i ngjashëm me vitin 2012, Panariti kërkoi kryejen e analizave ose vërtetimin e analizave të kryera nga studimi në fjalë.

Panariti: MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!!Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet.

Përveç aflatokësinës studimi tregon se edhe mishi ka dalë me ngarkesë të lartë mikrobiale, dhe salmonelë në 1 rast.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, në një reagim për këtë shqetësim të ngritur tha u ka kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here