Çinari: Partizani një mundësi, por ka ende kohë për merkato

0
872

Futbollisti i Vllaznisë, Erald Çinari, ka qenë në qendër të zërave të merkatos. Shkodrani përflitet për një kalim drejt skuadrës së Partizanit. Zërat që nuk janë pa sens, pasi drejtuesit e “demave” e kanë deklaruar se e pëlqejnë jo pak futbollistin e kuqebluve. Dëshira e lojtarit është që të provojë një aventurë tjetër larg Shkodrës. 21-vjeçari tregoi veten edhe në ndeshjen e djeshme, pasi realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca duke barazuar përkohësisht rezultatin. Pas ndeshjes, shkodrani foli për mediat ku tregoi keqardhjen që skuadra e tij ishte mposhtur nga Partizani. “E kishim studiuar shumë mirë skuadrën e Partizanit këto ditë në stërvitje, por nuk e di se çfarë ndodhi. Do kisha preferuar të mos shënoja personalisht dhe ekipi të mos humbiste se sa të dilnim pa pikë nga Tirana”. I ngacmuar për një kalim të mundshëm te Partizani, ai nuk heziton të përgjigjet. “Kam fat me Partizanin, më ecën. Nuk e di çfarë do të ndodhë në merkato. Ka ende kohë deri atëherë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë”. Ai tregon edhe për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Vllaznia. “Ne na ka kapur një moment i keq, asgjë më tepër. Mendoj se me një fazë përgatitore të mirë do të rikthehemi në ata vende që i takon Vllaznisë të jetë”, – përfundon Çinari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here