Tuesday, April 30, 2024
Home Politikë Deputetja e PD-së: Në janar protesta masive

Deputetja e PD-së: Në janar protesta masive

0
836

 

Edi Rama ka dhunuar kushtetutën me zgjedhjen e kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme, ndaj Partia Demokratike nuk do bëjë asnjë kompromis për këtë çështje. Kështu shprehet Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, e cila thotë se duke nisur nga janari opozita do të nisë protestat.

Sipas Metaliajt sot shqiptarët janë më të varfer se kurrë, e kjo ka ardhur nga politikat e gabuara të qeverisë Rama.

Zgjedhja e Kryeprokurores së përkoshme është kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkelur kushtetutën për të kapur organin e akuzes në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here