Kryeprokurori i ri, Rama: Llalla ka lindur me këmishë, se kemi trazuar kurrë

0
705

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij nuk kishte ndërhyrë asnjëherë në punën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Teksa u ndal tek zgjedhja e kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku, Rama tha se Llalla kishte lindur me këmishë. Në një intervistë për ‘Top Story’ kreu i qeverisë tha se Llalla ka dalë nga zyra i papërlyer dhe baltosur nga akuzat.

“Është artist pra, është artist. Ai ishte një prokuror i përgjithshëm që mban tabllonë pas rënies së regjimit. Ai do konsiderohej si i lindur me këmishë. Maks Haxhiaj, Teodori Sollaku, Ina Rama, kryeprokurorë të zgjedhur nbga Berisha, dhe t dalë nga zyra me mallkime ekstreme dhe tonelatat e baltës të prodhuara nga PD dhe Saliu. Llalla ka bërë punën e tij, i patrazuar asnjëherë as nga një fije bari dhe jo më me gurë apo shkopinj nga qeveria. Ka hetuar edhe njerëz me pushtet, në familjen tonë politike. Ka dalë nga zyra i pacenuar dinjitetin e tij, pasi ka qëndruar në zyrë i pandikuar. Kjo është një tjetër arsye pse njerëzit na votojnë ne më shumë sesa opozitën e sotme. Nga ana tjetër është shumë e thjesht për njerëzit për të kuptuar se në këtë debat, në këtë ping-pong, nuk ka mundësi që të jetë ashtu si flet Basha dhe Monika Kryemadhi. Llalla është zgjedhur me konsensus të palës tjetër. Ne se kemi trazuar në punë e tij, pasi ne jemi ndryshe.”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here