Pak minuta më parë, në zyrat e Klubit të Futbollit është firmosur një tjetër kontratë nga një futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ergis Mersini.
Lojtari do të jetë pjesë e skuadrës tonë deri në fundin e këtij sezoni, me të drejtë rishikimi edhe për sezonin e ardhshëm.
KF Vllaznia i uron suksese lojtarit të sapoardhur duke shpresuar të bëjë më të mirën e tij për skuadrën tonë.