1500 policë janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së sotme para Kryeministrisë. Forcat e Rendit dhe ‘Shqiponjat’ janë në gatishmëri.
Ndërkohë që në shesh do të jenë edhe agjentë të SHISH dhe shërbime të tjera. Kordoni i parë para Kryeministrisë do të jetë me femra dhe meshkuj, pa policë të armatosur.
Policët janë pajisur me maska kundra gazi për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Ndërsa mbi godinat pranë bulevardit përballë Kryeministrisë ndodhen efektivë me snajpera për të vëzhguar situatën.