Çështja e minatorëve ka qenë gjithmonë një temë debati në të gjithë kohërat në këto 27 vite, për mungesën e një ligji të posaçëm për këtë kategori puntorësh.
Por për minatorët, deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka propozuar një ligj që rregullon një herë e mirë problematikat kryesore të tyre.Ligjin, siç Spahiu tregon rrjetet sociale, e ka hedhur për diskutim në në komisionin e çështjeve sociale dhe shëndetesisë, ku u hodh poshtë nga mazhoranca.
Spahiu e dënon rëndë këtë akt duke thënë se politizimi i kësaj çështje nuk i shërben minatorëve.
“Pra unë kerkova me këtë status të vendosej drejtësi sociale të asaj kategorie që i ka dhënë ekonomisë kombëtare aq shumë, madje dhe jeten”,- shkruan Përparim Spahiu ndër të tjera.
Më poshtë reagimi i plotë: