Triumfon shqiptari, Ermal Meta fiton festivalin italian ‘Sanremo’

0
1269

Ashtu siç edhe ishte përfolur, kënga e interpretuar nga shqiptari Ermal Meta, në bashkëpunim me Fabrizio Moro është shpallur fituese e këtij edicioni në kompeticionin më të rëndësishëm muzikor në Itani “Sanremo 2018”.

Kënga “Non mi avete fatto niente” u cilësua si më e mira e këtij edicioni, ndonëse në fillim u akuzua si plagjiaturë e një tjetër këngë në Itali. Pas verifikimit komisioni e pezulloi përkohësisht pak ditë më parë, por fatmirësisht gjithçka rezultoi një alarm falas dhe kënga u rikthye sërish në konkurrim.

Natën e mbrëmshme, spektakli zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe kënga e shqiptarit Ermal Meta, e cila flet kundër fenomenit të terrorizmit, një nga temat më aktuale të shoqërisë në botë është shpallur fituese.

Finalja e madhe e këtij viti u zhvillua të shtunën mbrëma në Teatrin Ariston në San Remo, ndërsa mbrëmja gala u drejtua nga Claudio Baglioni, Pierfrancesco Favino  dhe Michelle Hunziker.

Fituesi u përcaktua nga një juri speciale e përzier, juria e gazetarëve dhe televotimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here