Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Maskat grabisin vilën në Shkodër, u marrin makinën dhe çiften…

Maskat grabisin vilën në Shkodër, u marrin makinën dhe çiften…

0
2314

Një grabitje me armë u shenua mbrëmjen e së martes në njësinë administrative të Dajçit në Shkoder.

Tre persona të armatosur hynë në një banesë në fshatin Shirq ku grabiten automjetin tip ML me targë AA 267 NG, nje celular dhe armën çifte që familja kishte me leje.

Ngjarja u regjistrua në familjen e shtetasit Mark Alija ndërsa familjarët kanë dyshime se veprimi është kryer nga persona të njohur, pasi shtëpia është e pajisur me sistem alarmi dhe kamera sigurie, por sistemi çuditërisht nuk ka rënë.

Ata dyshojnë se autorët paraprakisht kanë bërë shkeputjen e tij dhe me pas kanë vepruar duke shfrytëzuar erresiren dhe oren e vonë të mbremjes.

Policia që ka mbërritur në vendngjarje, bëri me dije se ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

3 autoret janë identifikuar pak orë pas ngjarjes dhe janë arrestuar nga policia, por zyrtarisht njoftim nuk është dhënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here